Ballina Aktualitet E tmerrshme, 64-vjeçari nga Kurbini shkon në kasolle, “vë duart në kokë”...

E tmerrshme, 64-vjeçari nga Kurbini shkon në kasolle, “vë duart në kokë” nga ajo që gjen

Një burrë në Fushë-Mamurras, teksa përpiqej të ushqente me bar bagëtitë e tij, është përballur me një situatë të trishtë.

Shtetasi S.D, teksa ishte futur në kasollen pranë shtëpisë që të merrte bar për bagëtitë, kishte gjetur fetusin e një foshnje.

Burri një fjalë ka lajmëruar menjëherë policinë, pasi kishte parë një njollë gjaku e më pas kishte dalluar fetusin e një foshnje të seksit mashkull.

Paraprakisht dyshohet se kasollja e 64-vjeçarit, është përdorur për abort nga një grua, e cila vetëm ose në bashkëpunim, ka hedhur fetusin e seksit mashkull dhe është larguar.

Policia lokale, njoftoi se materialet për hetime të mëtejshme, i kanë kaluar Prokurorisë së Kurbinit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook