Ballina Aktualitet Edi Rama: “Dhatë me konçension kolaudimin në Shqipëri, është i njëjti shërbim...

Edi Rama: “Dhatë me konçension kolaudimin në Shqipëri, është i njëjti shërbim siç ka qenë më parë, ja i vetmi ndryshim”

Kryeministi Edi Rama gjatë seancës së sotme parlamentare ka folur rreth Kontrollit Teknik të automjeteve, që ofron një shërbim skandaloz.

Rama shprehet se kolaudimi i makinave ofron të njëjtin shërbim skandaloz, ashtu siç ka qenë në kohën kur Kontrolli Teknik ishte institucion shtetëror.

Kryeministri tha se dhënia me konçension te kompania private nuk ka ndryshuar absolutisht asgjë, pasi akoma krijohen rradhë të gjata dhe drejtuesit e automjeteve duhet të presin disa orë në rradhë për kontrollin e makinës së tyre.

“Ky shërbim përveç se është skandaloz, si në kohën kur posedohej nga shteti, ka ndryshuar vetëm diçka, rritjen e çmimit, për kontrollit teknik të automjeteve të qytetarit” shprehet Rama. 

“Do replikoja me profersorin tim të dashur (Edmond Spaho –  deputet i PD), por në mes na u fut Nasipi, ji krenar për kohën që kemi qeverisur bashkë, thuaje Nasip, një gabim bëre Nasip, bëre gabimin e profesorit, ndoshta nga afrimi me profesorin pas zgjedhjeve, por gabove, se ka ndryshim midis koncesioneve të dhëna prej nesh, dhe koncesioneve të dhëna prej këtyre. Kur them ne, e kam për ne kur ishim bashkë

Profesor keni dhënë koncesione, përmes të cilave keni future duart në xhepin e qytetarit. Ndërkohë ne nuk kemi dhënë koncesione ku futen duart në xhepin e qqytetarëve. Pse jepet një koncesion? Këto janë koncesione për zhvillim ekonomik në një , por këtu Flori (Florjon Mima – deputet i PD) bën sikur është kundër meje se ja do puna. Koncesioni, në rastin e shërbimeve, i jep një shërbim më të mirë qytetarit, thërret privatin dhe i thotë, unë nuk i kam këto para që t’i shërbej njerëzve më mirë, prandaj them ti do bësh investimin, ndërsa unë shteti do të shlyej në vite. Në Portin e Durrësit, u bënë investime nga qeveria, dhe investimi i gatshëm iu dha privatit, që të fitojë dhe asnjë ndryshim në cilësinë e shërbimit.

LEXO EDHE:  Tragjike në Tiranë, ndërrojnë jetë dy foshnja. Policia sqaron shkaqet

Koncesioni i famshëm për automjetet, shteti nuk e bënte dot atë shërbim, jam dakort. Ju thatë po marrim një privat, e morët atë, dhe ky private jo vetëm që nuk përmirësoi gjë, por çdo njeri që ka makinë e shkon atje për kontroll, duhet të rrijë në radhë të gjatë, e në fund paguan më shumë kur të njëjtin shërbim mizerabël e bënte shteti,” tha Rama.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook