Ballina Aktualitet Edi Rama përkujton rilindjen e Muzeut Arkeologjik

Edi Rama përkujton rilindjen e Muzeut Arkeologjik

Edi Rama tashmë e ka kthyer në një traditë të tijen të rrjeteve sociale, ku çdo mëngjes na përshendet duke na rikujtuar bukuritë e vëndit tonë. Sot ai ka zgjedhur që përveçse të na rikujtojë mrekullitë natyrore të vendit tonë , të rikujtojë edhe disa nga arritjet e shumta të rilindjes.

Edi Rama ka zgjedhur pikërisht Muzeun Arkeologjik të Durrësit për ta bërë këtë ku  ka krahasuar situatën infrastrukuturore dhe ekonomike të tij para restaurimit dhe pas tij .Ai pohon se Muzeu u Durrësit ka pasur një bum vizitorësh vitet e fundit duke gjeneruar kështu edhe shumë të ardhura.

“MIRËMËNGJES 😀

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të rilindjes së Muzeut Arkeologjik në Durrës, ku nga zero vizitorë e zero të ardhura në 2013, pas restaurimit dhe çeljes për publikun më 2015, është vizituar mesatarisht nga 8,334 vizitorë çdo vit, duke gjeneruar edhe mbi 3 milionë lekë të ardhura 🌹”- citon  Rama