Ballina Aktualitet Ekstradohet nga Holanda shoku i Emiljano Shullazit

Ekstradohet nga Holanda shoku i Emiljano Shullazit

Ekstradohet nga Holanda shoku i Emiljano Shullazit, 39-vjeçari nga Fieri i dënuar  me 23 vite burg për “Vrasje”, me  8 vite burg për  “Trafik të narkotikëve” dhe me 1 vit burg për “Armëmbajtje pa leje”. Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Amsterdami, Holandë drejt vendit tonë të shtetasit shqiptar Bledar Qemalaj, 39 vjeç, lindur në Fier.

Shtetasi Bledar Qemalaj është arrestuar nga autoritetet policore holandeze me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi: Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendim penal nr. 18 datë 28.03.2006 e ka dënuar këtë shtetas me 23 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me datë 20.11.2009 e ka dënuar këtë shtetas me 8 vjet burg për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”. Gjithashtu Gjykata e Apelit Vlorë me datë 22.10.04 ka lënë në fuqi vendimin penal tw  datës 27.05.2004 të Gjykatës së Fierit,e cila ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”,.