Ballina Aktualitet ELBASAN/ Nga televizori deri tek pijet, kapen 3 hajdutët që boshatisën lokalin...

ELBASAN/ Nga televizori deri tek pijet, kapen 3 hajdutët që boshatisën lokalin (Emrat)

Policia e Elbasanit ka arrestuar tre hajdutët, që kanë vjedhur një lokal në Murras të Elbasanit.

Ata janë: Lodjan Uruçi, 29 vjeç banues në fshatin Shkëndi Belsh; Eriton Sanxhaku, 25 vjeç banues në Cërrik dhe Ruzhdi Elezi, 26 vjeç banues në fshatin Bardhas Peqin.

Sipa Policisë, arrestimi i tyre, u bë pasi gjatë natës në bashkëpunim me njëri – tjetrin në fshatin Murras, dyshohen të kenë vjedhur lokalin e shtetasit B.Gj., 55 vjeç banues në fshatin Murras.

LEXO EDHE:  Ishin kthyer në makthin e italianëve, si ranë në kurthin e policisë dy "skifterët" shqiptarë

Shtetasit e lartpërmendur dyshohen të kenë marrë një televizor, një sasi lekësh dhe disa pije.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin dhe sendet  me të cilat kanë kryer vjedhjen dhe pijet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook