Ballina Aktualitet Elbasan/ Qëllon veten me armë gjahu, gruaja transportohet e plagosur rëndë në...

Elbasan/ Qëllon veten me armë gjahu, gruaja transportohet e plagosur rëndë në spital

Një grua 44-vjeçare është paraqitur në gjendje të rëndë në spitalin e Elbasanit, pasi ka qëlluar veten me çifte.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për gruan 44-vjeçare, me iniciale N.D, e cila për shkaqe të panjohura ka qëlluar veten me armë gjahu.

Policia e Elbasanit, pas konstatimit të ngjarjes ka nisur hetimin për zbardhjen e shkaqeve.

Informacioni paraprak i Policisë:

Në datë 19.02.2018, rreth orës 06:20 në spitalin Kirurgjik Elbasan familjarët kanë çuar në gjendje të rëndë shtetasen N.D., rreth 44 vjeçe banuese në Elbasan. Grupi hetimor në përfundim të veprimeve të para hetimore ka konstatuar se shtetësja N.D, dyshohet se është vetplagosur me armë gjahu. Grupi hetimor në banesë ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut (çifte). Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook