Ballina Aktualitet Emergjencat Civile: 7 vatra zjarri në të gjithë vendin, situata po mbahet...

Emergjencat Civile: 7 vatra zjarri në të gjithë vendin, situata po mbahet në monitorim

SHPËRNDAJE

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin tonë janë shënuar 7 vatra zjarri në disa qarqe. Mësohet nga emergjencat civile se në operacionet për shuarjen e zjarrit po marrin pjesë 84 punonjës zjarrfikës, 17 automjete zjarrfikëse, 90 personel nga Forcat e Armatosura të Ushtrisë, punonjës vullnetarë të Pyjores dhe nga Drejtoria e Zonave të Mbrojtura etj, këto të fundit të mbështetura edhe nga helikopterë.

Përveç helikopterëve tanë janë edhe dy aviona të vegjël të shtetit grek që janë angazhuar maksimalisht për të shuar zjarret në Llogara. Specialistët e Emergjencave Civile tashmë po mbajnë situatën nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm në rang vendi. Githashtu ato kanë lënë edhe numrat e tyre për qytetarët që konstatojnë zjarre të cilët luten të telefonojnë në numrat e emergjencave 112, 129 dhe 128.

QARKU TIRANË
Në fshatin Vrap, bashkia Tiranë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarrfikësit të mbështetur nga forcat ushtarake kanë ndërhyrë duke shuar zjarrin. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre dhe disa rrënjë ulliri.

Në Derje pranë fshatit Shëngjergj, bashkia Tiranë ka vazhduar të jetë aktiv vatra e zjarrit. Për shuarjen e zjarrit janë angazhuar dhe po punojnë zjarrfikësit, forca nga Drejtoria e Zonave të Mbrojtura Tiranë, si dhe forca ushtarake, por për shkak të terrenit të thyer malor ka qenë e pamundur shuarja e plotë e vatrave të zjarrit.

QARKU VLORË
Në fshatin Dukat, bashkia Vlorë, pranë Parkut Kombëtar të Llogarasë vazhdon operacioni për shuarjen e vatrave të zjarrit. Në ndihmë të zjarrfikësve janë angazhuar forca ushtarake dhe nga personal nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, të mbështetur edhe nga 2 avionë nga Greqia. Vatra nuk janë shuar ende dhe operacioni është në zhvillim edhe ditën e sotme.

QARKU DIBËR
Në fshatin Sllatinë, bashkia Dibër, vijon zjarri prej disa ditësh në zonën e pyllit me pisha. Në ndihmë të zjarrfikësve dhe punonjësve të tjerë, është edhe një helikopter por nuk ka qenë e mundur të shuhet. Operacioni është në vazhdim edhe ditën e sotme.

Në Ulëz, bashkia Mat, është riaktivizuar një vatër zjarri. Zjarrfikësit me mjete kanë ndërhyrë dhe pritet të vijë në ndihmë një helikopter. Operacioni është në vazhdim.

QARKU FIER
Në fshatin Ardenicë, bashkia Lushnje ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore me pisha. Zjarrfikësit kanë ndërhyrë me mjete për të shuar vatrat agresive. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 10 ha me pisha dhe shkurre.

QARKU ELBASAN
Vatrat e zjarri në malin e Xhyrës dhe në malin e Dardhës, bashkia Librazhd janë shuar. Zjarrfikësit janë ndihmuar edhe nga banorë të zonës si dhe punonjës së Zonave të Mbrojtura. Si pasojë e zjarrit u dogj një sipërfaqe rreth 11 ha me shkurre dhe lisa.

QARKU BERAT
Në fshatin Kakrruk të bashkisë Skrapar ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe pemë ahu. Zjarrfikësit po monitorojnë vatrat e zjarrit që mos të afrohen pranë zonave të banuara.

Comments

comments

SHPËRNDAJE

“Përçahet PD-ja”, kritiku i Bashës sulmon Jemin Gjanën: Ki respekt të paktën për veten, mos e poshtëroni më shumë…

Degjeneron mbledhja e Kryesisë së PD, Jemin Gjana tenton të rrahë kritiken e Bashës

Çmendet moti/ Fillojnë reshjet e para të dëborës, ja qyteti ku janë zbardhur malet

Operacioni i Policisë në Elbasan, reagon Berisha: Çako i drogës arrestoi 27 endacakë, por me Bandën e Ramës…

Albi Nako qan live në studio për Klaudia Pepën, ajo i dërgoi një videomesazh

Sekuestrohen prona dhe llogari bankare në Tiranë, policia jep detajet: Ja kujt i përkasin

Fotoja e Ramës me Trump, shpërthen Spartak Ngjela: O pafille, shqiptarët s’janë indianë

MAKABRE/ Si u gjetën me këmbë dhe duar jashtë varrit dy vëllezërit nga Devolli?

Sulmi me blind ndaj Policisë, Haki Çako flet për “barrikadën e krimit”: Autori është identifikuar

DETAJET/ Superaksioni i Policisë në Elbasan, arrestohen 27 “të fortë”. Bllokohen prona e mjete superluksoze

Artikulli paraprakDhunë në familje, babai 44-vjeçar rreh keqazi vajzën e tij të mitur dhe e bën për spital
Artikulli tjetërZbardhen përgjimet e trafikantëve që sollën drogën me avion në Vlorë: Njeriu ynë në polici…