Ballina Aktualitet EMRAT/ Arrestohen për korrupsion 4 efektivë të Policisë së Shtetit

EMRAT/ Arrestohen për korrupsion 4 efektivë të Policisë së Shtetit

Katër punonjës të Policisë Kufitare në Trebisht të Dibrës janë arrestuar sot nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.

Ata kalonin mallra pa doganë të disa bizneseve dhe ishin në hetim prej 3 muajsh.

SHÇBA e finalizoi sot operacionin “Trebishti” duke i arrestuar për veprat penale “Korrupsion pasiv, të personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Kontrabandë me mallra të tjerë”.

Ata janë:

Sulejman Xheleshi, Përgjegjës i PKK Trebisht;

Shehat Kazani, me detyrë trup shërbimi në PPK Bllatë;

Sulejman Islami, me detyrë trup shërbimi në PPK Bllatë

Vinar Seitaj, trup shërbimi në Kom e Policisë Burrel, më herët trup shërbimi në PKK Trebisht.

Hetimi nga strukturat e SHÇBA, nisur mbi bazën e informacioneve të siguruara, zgjatën rreth 3 muaj dhe u ndoqën me metoda speciale. 4 punonjësit e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë favorizuar disa biznese dhe shtetas për të shmangur detyrimet doganore, në këmbim të shumave që shkonin deri në 100 mijë lekë.

SHÇBA njoftoi se i fton qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast paligjshmërie të konstatuar apo korrupsioni, ku janë të implikuar punonjës të Policisë, në numrin falas 0800 90 90 ose të shkruajnë në adresën [email protected]

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook