Ballina Aktualitet EMRAT/ Dy vëllezërit marrin hak, i vënë tritolin makinës dhe banesës së...

EMRAT/ Dy vëllezërit marrin hak, i vënë tritolin makinës dhe banesës së 58-vejçarit

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy vëllezër pasi kanë hedhur një sasi lënde shpërthyese në një banesë në fshatin Paçram.

Policia njoftoi se në pranga janë vënë Klevin Palushaj, 22 vjeç dhe i vëllai Paulo Palushaj, 24 vjeç, të dy banues në fshatin  Stajkë, Njësia Administrative Bushat, Vau Dejës.

Policia sqaron se arrestimi i vëllezërve Palushaj u bë pasi në fshatin Paçram (Bushat, Vau Dejës) rreth orës 01.40, dyshohet se kanë hedhur në oborrin e banesës së shtetasit P.P., 58 vjeç, një sasi lënde shpërthyese të prodhuar në mënyrë artizanale. Si pasojë e shpërthimit  është dëmtuar automjeti tip “Benz” me targë AA 671 PR, e P.P..

Dyshohet se dy vëllezërit e kanë hedhur lëndën shpërthyese në shenjë hakmarrje si pasojë e një konflikti për motive të dobëta të ndodhur disa kohë më parë me shtetasin P.P. Burime saktësuan se konflikti mes vëllezërve dhe 58-vjeçarit ka ndodhur rreth një vit më parë.

Materialet për rastin u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 152, 278 e 25 të Kodit Penal.

Njoftimi i Policisë

I hedhin në oborr  një shtetasi lëndë shpërthyese të prodhuar në mënyrë artizanale, Policia zbardh ngjarjen dhe arreston autorët e dyshuar.

Pas hetimeve intensive të kryera nga  Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Shkodër është  dokumentuar me prova ligjore, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë shtetasit: 

Klevin Palushaj, 22 vjeç, Paulo Palushaj, 24 vjeç, banues në fshatin  Stajkë, Njësia Administrative Bushat, Vua Dejës, të dy vellezër

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Vlorë, përplasen 3 automjete

Arrestimi i vëllezërve Palushaj u bë pasi në fshatin Paçram, Bushat, Vau Dejës,  rreth orës 01.40 dyshohet se kanë hedhur në oborrin e banesës së shtetasit P.P  58 vjeç, një sasi lënde shpërthyese të prodhuar në mënyrë artizanale, ku si pasojë e shpërthimit  është dëmtuar automjeti tip Benz me targë AA 671 PR , e shtetasit P. P.

 Dyshohet se dy vëllezërit e kanë hedhur lëndën shpërthyese në shenjë hakmarrje si pasojë e një konflikti për motive të dobëta të ndodhur disa kohë më parë me shtetasin P.P. 

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të “Shkatërrimit të pronës me eksploziv” , “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit , e kryer në bashkëpunim” , parashikuar nga nenet 152, 278 e 25 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook