Ballina Aktualitet EMRI/ Arrestohet punonjësi i zjarrëfikëses, policia i gjen municione në banesë

EMRI/ Arrestohet punonjësi i zjarrëfikëses, policia i gjen municione në banesë

Policia e Pukës ka arrestuar ditën e sotme 48-vjeçarin Marjan Gjekaj, punonjës i zjarrëfikëses në Pukë pasi në banesën e tij i’u gjendën municione për armë.

Në banesën e zjarrëfikësit i’u gjendën 686 copë fishekë automatiku., 374 copë fishekë, një pistoletë TT dhe 4 copë krehëra automatiku.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga neni 278/2, të Kodit Penal.

Njoftimi i policisë:

I gjenden municione në banesë, arrestohet nga policia punonjësi i Zjarrfikëses

Nga efektivët e Komisariatit të Policisë Pukë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

M. Gj, 48 vjeç, banues në Pukë, punonjës në PMNZSH Pukë

Arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bodrumin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

686 copë fishekë automotiku.
374 copë fishekë Pistolete TT. 
4 copë krehëra automotiku.
Një palë pranga si të policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” të parashikuar nga neni 278/2, të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook