Ballina Aktualitet EMRI/ Arrestohet shijaksi i shumëkërkuar nga Interpoli, mafioz dhe…

EMRI/ Arrestohet shijaksi i shumëkërkuar nga Interpoli, mafioz dhe…

Policia e Durrësit ka arrestuar të shumëkërkuarin nga Interpoli me qëllim ekstradimi në Itali.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Shijak bënë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht Agim Kolgjini 52 vjeç, banues në Shijak.

Gjykata e Genovës, Itali, në ngarkim të shtetasit të mësipërm ka lëshuar urdhër – arresti, për veprat penale “Pjesmarrje në organizatë të tipit mafioz” dhe “Ndihmë dhe shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 110, 81 dhe 416 të Kodit Penal Italian. A.Kolgjini është ndaluar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook