Ballina Aktualitet EMRI/ Fshihte një 50-vjeçar brenda kabinës së kamionit, policia Kufitare arreston në...

EMRI/ Fshihte një 50-vjeçar brenda kabinës së kamionit, policia Kufitare arreston në flagrancë shoferin në Vlorë

Një 46-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia Kufitare e Vlorës, pasi ka ndihmuar një shtetas të kalojë kufirin shqiptar në mënyrë të paligjshme.

Shtetasi Hetnor Habilaj, banues në Vlorë, fshihte brenda krevatit të kabinës së kamionit në të cilin drejtonte, një shtetas 50-vjeçar dhe e ndihmonte të kalonte kufirin shqiptar, në mënyrë ilegale.

Policia arrestoi në flagrancë 46-vjeçarin, si dhe ka nisur hetimet ndaj A.F, i cili tentoi të kalonte kufirin.

Njoftimi i policisë:
Policia Kufitare Vlorë: Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi ka tentuar të ndihmojë një tjetër shtetas të kalojë kufirin shqiptar në mënyrë të paligjshme! Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin: Hetnor Habilaj, 46 vjeç, banues në Vlorë.
Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi mëngjezin e sotëm në PKK.Portit Vlorë, ka tentuar të ndihmojë shtetasin A.F., të kalojë në mënyrë të paligjshme Kufirin Shqiptar. I arrestuari Hetnor Habilaj e kishte fshehur shtetasin A.F., brenda krevatit të kabinës së kamionit të cilin drejtonte.
Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lire për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, ndaj shtetasit A.F., 50 vjeç, banues në Vlorë. Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprimet e mëtejshme proceduriale.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook