Ballina Aktualitet EMRI/ Ndërron jetë 20-vjeçari që u plagos me armë në kokë

EMRI/ Ndërron jetë 20-vjeçari që u plagos me armë në kokë

Shtetasi 20-vjeçar nga Fieri që u vetëplagos me armë zjarri në kokë, ka ndërruar jetën në spital.

I riu qëlloi veten aksidentalisht në kokë quhet Roel Yzeiri, i cili nuk mundi t’i mbijetonte plagës në kokë.

Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur tërësisht këtë ngjarje

20-vjeçari plagoset me armë në kokë, transportohet me urgjencë në spital nga…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fier ku shtetasi 20-vjeçar është vetplagosur me armë.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se rreth orës 13:15, në Spitalin Rajonal Fier i riu ka shkuar i shoqëruar nga familjarët.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Në datën 07.01.2018, rreth orës 13:15, në Spitalin Rajonal Fier ka shkuar i shoqëruar nga familjarët për të marë mjekim shtetasi R.Y, 20 vjeç, banues në Fier.

Shtetasi R.Y dyshohet se është vetplagosur në banesë me armë zjarri në kokë.

Në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook