Ballina Aktualitet EMRI/ Pranga për hajdutin e makinave, kush është 45-vjeçari nga Durrësi

EMRI/ Pranga për hajdutin e makinave, kush është 45-vjeçari nga Durrësi

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 45-vjeçar i cili akuzohet se ka vjedhur makina dhe sende personale që gjendeshin në mjete.

Sipas policisë, 45-vjeçari nga Durrësi pasi ka thyer xhamat e mjeteve tip “Nissan”, dhe “Volkswagen”, prej të cilëve ka marë dhe sende personale si telefon celular, 7000 lekë dhe objekte të tjera. Bëhet fjalë për shtetasin Dritan Çina, të cilit iu sekuestrua edhe drogë, duke iu shtuar akuza e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Njoftimi i policisë:

Pas arrestimit, shtetasi Dritan Çina, u kontrollua fizikisht nga forcat e rendit, ku i është gjetur cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Heroinë.

Nga veprimet hetimore të kryera është dokumentuar me prova shkencore se Çina dyshohet si autor  i ngjarjeve të mëposhtme:

1. Më datë 17.05.2017, në Shkallnur, Durrës dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e mjetit, në pronësi të shtetasit B.H.

2. Më datë 03.12.2017, në lagjen Nr.17/1, Durrës dyshohet se ka vjedhur sende personale në mjetin e shtetasit B.K.

3.Më datë 03.12.2017 dyshohet se ka vjedhur kasetofonin në mjetin tip Volzvagen, në pronësi të shtetasit A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale” Vjedhja”dhe ” Prodhimin dhe shitja e lëndëve narkotike.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook