Ballina Aktualitet Erion Veliaj jep lajmin e mirë, aksi rrugor Tiranë-Plepa do të rindërtohet

Erion Veliaj jep lajmin e mirë, aksi rrugor Tiranë-Plepa do të rindërtohet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë një lajm të mirë për qytetarët që pritej me kohë.

Në një takim me qytetarët e Pezës Veliaj tha se aksi rrugor Tiranë-Plepa do të rindërtohet.

Veliaj ishte i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti.

Kryebashkiaku deklaroi se bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar kanë nisur bisedimet për rindërtimin e këtij aksi, që do t’i jepte kryeqytetit një hyrje të re, por njëkohësisht edhe një impuls të ri zhvillimit ekonomik të gjithë zonave ku kalon.

“Bashkë me ARRSH-në po gjejmë një fond për rrugën kombëtare Tiranë – Ndroq. Po të kemi të njëjtën frymë bashkëpunimi, siç kemi pasur në këto tre investime kryesore, do të ecim akoma më shpejt”, tha Veliaj.

“Njësia administrative e Pezës ka qenë dëshmitare e një numri investimesh të cilat do të shtrihen në të gjitha lagjet e saj, teksa shtoi se transformimi ka prekur edhe fshatrat e njësisë”, shtoi Veliaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook