Ballina Aktualitet Erion Veliaj shpjegon arsyet që e detyruan të rrisi çmimin e ujit...

Erion Veliaj shpjegon arsyet që e detyruan të rrisi çmimin e ujit për kryeqytetasit

Erion Veliaj, kryebashkiaku i Tiranës ishte i ftuar në emisionin “Koha për tu zgjuar”  në NEWS 24. Ai foli lidhur me problemet e kryeqytetit si dhe sqaroi arsyet se përse ishte e nevojshme rritja e çmimit të ujit në Tiranë.

Teksa foli për tarifat e reja, kryebashkiaku u shpreh se konsumatorët familjarë do të paguajnë të paktën sa banorët e Kamzës. Ndërsa theksoi se e gjitha kjo bëhet që Tirana të furnizohet 24 orë me ujë të pijshëm.

“Çmimi do të rritet të paktën sa për banorët e Kamzës. S’mund të paguhet uji më shtrenjtë në Bathore se sa në Kamëz. Sigurisht ai që ka pishinë të matet mirë dhe ai që vadit tokën me ujin e pijshëm. Në Paskuqan e Babrru iu intereson më mirë ta lidhin zorrën e ujit në Tiranë, uji këtu është aq lirë sa iu leverdis. Ne po flasim për 20 lekë”,– sqaroi Veliaj.

Sipas Veliajt, bëhet që Bashkia të mund të marrë kredi që të zhbllokojë ujësjellësin.

“Kur pati deficit financiar Berisha i tha Bankës së Shqipërisë bli hotel Dajtin, ndërsa Bashkisë së Lulzim Bashës i tha bli Lana Bregasin. Që të mbushte deficitin, Basha e la peng ujësjellësin në një bankë të nivelit të dytë. Ne na duhet të marrim një kredi në rastin e një reforme që do sillte ujë 24 orë. Duhen 220 milion euro, e pamundur të të financojë njeri kur nuk ke të ardhura. Nuk po shkojmë tek mesatarja e Shqipërisë, as tek Durrësi e Korça, por tek Kamza”,- sqaroi ai.

Sipas propozimit të Bashkisë, çmimi i ujit në Tiranë do të rritet nga 45 lek/ m3 në 65 lekë/m3 për familjarët dhe nga 135 lekë/m3 në 190 lekë/m3 për bizneset.

LEXO EDHE:  Zgjoheni në mes të natës qull në djersë? Trupi po ju paralajmëron për këto sëmundje