Ballina Aktualitet Ermal Meta fiton çmimin e parë në San Remo, reagon Artan Fuga:...

Ermal Meta fiton çmimin e parë në San Remo, reagon Artan Fuga: San Remo dhe dhunë shqiptare, ore dhe për këtë…

Akademiku i njohur, Artan Fuga ka komentuar rreth fitores së Çmimit të parë të Ermal Metës në festivalin e San Remos.

“San Remo dhe dhunë shqiptare

Ore edhe për këtë çunin që fitoi në San Remo, do ta politizojmë dhe duke mos e lënë rehat, do ta kthejmë si vlerë kundër Shqipërisë.

Se paska pas pas babë të dhunshëm;

O Zot, përsëri e përsëri do të nënkuptohet se në origjinë ka dhunë atërore si gjenetikë shqiptare, dhe ka krijimtarinë si forcë italiane?

Po edhe kur është koha për t’i thënë shëndet vetes, i them plaç.

Po çfarë hyn baba i dhunshëm këtu? Lëre për ndonjëherë tjetër.

Që na plaçin sytë na plaçin”, shkruan Fuga.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook