Ballina Aktualitet “Ethet e Nilit Perëndimor”/ ISHP shuan dyshimet: Shqipëria nuk ka asnjë rast...

“Ethet e Nilit Perëndimor”/ ISHP shuan dyshimet: Shqipëria nuk ka asnjë rast të këtij virusi, evitoni pickimet nga mushkonjat

ISHP ka dalë në një njoftim për sa i përket virusit vdekjeprurës, “Ethet e Nilit Perëndimor”, virus i cili ka sjellë viktimat e para në Ballkan.

Instituti i Shëndetit Publik sqaron se aktualisht nuk ka asnjë rast të sëmundjes virale Ethja e Nilit Perëndimor në Shqipëri.

Gjatë dy viteve të fundit nuk ka patur asnjë rast të kësaj sëmundjeje, thuhet në njoftimin e ISHP.

“Qysh prej vitit 2011 në Shqipëri është vendosur survejanca për zbulimin e hershëm të Etheve të Nilit Perëndimor në të gjithë vendin dhe sidomos evidentimin e infeksioneve të sistemit nervor qendror të shkaktuar prej tij. Po ashtu janë përforcuar kapacitet laboratorike të diagnosës përfshi këtu dhe atë molekulare të kësaj sëmundje pranë laboratorit të virologjisë në ISHP”, deklaron ISHP.

Sipas institucionit, për Shqipërinë është kryer edhe një vlerësim risku ku janë përcaktuar zonat me risk më të lartë ku kemi një survejance dhe kontroll të përforcuar.

ISHP këtë sezon në bashkëpunim me ECDC (Qendrën Europiane të Kontrollit të Sëmundjeve) ka përcaktuar masat për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundjeje si më poshtë:

1. Përforcimi i survejancës për Ethen e Nilit Perëndimor dhe infeksionet e sistemit nervor qendor.

2. Komunikim të përditshëm me struktura shëndetësore në vend për kapjen e hershme të rasteve.

3. Përgatitje e laboratorit të virologjisë pranë ISHP për të kryer diagnozën dhe bashkëpunim i këtij laboratori me rrjetin europian të sëmundjeve emergjente

4. Survejancë e përforcuar tek kuajt dhe zogjtë.

5. Fushatë ndërgjegjësimi, informimi dhe kontrolli derë me derë në Tiranë dhe më tej sipas një udhëzimi dhe bashkëpunimi me ECDC.

6. Bashkëpunim ndërkufitar për Plan të Kontrollit të mushkonjave për të ndërhyrë në rastet e shpërthimit të ndonjë epidemie dhe shkëmbim informacioni me vendet fqinje.

LEXO EDHE:  Plas sherri mes dy efektivëve të policisë në Dibër, plagoset rëndë me armë një prej tyre, niset me urgjencë drejt Tiranës

7. Survejancë e përforcuar entomologjike.

ISHP thotë se për këtë sëmundje nuk ka vaksinë tek njerëzit, por mënyra më e mirë për të parandaluar infektimin nga Virusi i Nilit Perëndimor si në Shqipëri dhe jashtë saj, është evitimi gjithnjë e më i madh i pickimit nga mushkonjat.