Ballina Aktualitet Euro 2020/ Shqipëria përballë kampionëve të botës

Euro 2020/ Shqipëria përballë kampionëve të botës

Është mbajtur sot në Dublin të Irlandës ceremonia e hedhjes së shortit të Euro 2020, nga ku 55 përfaqësueset europiane njohën kundërshtarët e tyre.    

Fati vendosi që Kombëtarja Shqiptare të shortohej në grupin H, së bashku me Francën, Islandën, Turqinë, Moldavinë dhe Andorrën.

Kosova merr pjesë për herë të parë në eliminatoret e Euro 2020, ndërsa shorti i rezervoi grupin A, së bashku me Anglinë, Republikën Çeke dhe dy skuadra ballkanike si Bullgaria dhe Mali i Zi.