Ballina Aktualitet Faleminderit Durrës! Falë teje Venecia na ka “zili”

Faleminderit Durrës! Falë teje Venecia na ka “zili”

Kemi dëgjuar shpesh që Durrësi me një pikë ujë përmbytet, por dhe kaq shpesh nuk ka bërë vaki.

Ka mjaftuar vetëm një rënie shiu gjatë mbrëmjes së djeshme dhe mëngjesit të sotëm që Durrësi të kthehet në Venecia për të disatën herë, ose më saktë sa herë që bie shi.

Sipas disa raportimeve të qytetarëve për “Dualajm.com”, mësohet se rruga nga “Stacioni i Trenit” deri tek “Ura e Dajlanit” është përmbytur nga uji, gjë që ka sjellur dhe vështirësinë e qarkullimit të mjeteve dhe si pasojë ka krijuar trafik.

Probleme me vërshimin e ujit ka pasur dhe pranë Pallatit të Sportit”, ku ka qenë pothuajse e pamundur kalimi i këmbësorëve pa u bërë “qull”.

Problemeve si shkak i shiut nuk i ka shpëtuar dhe zona e Currilave, në aksin rrugor Universitet-Currila, ku si pasojë e reshjeve ka pasur rrëshqitje dheu duke bllokuar njërën anë të rrugës.

Bëjmë me dije se e njëjta situatë në Currila ka ndodhur dhe dy javë më parë.

Kodër Vila prej disa vitesh vuan pasojat e erozionit pasi përbërja e saj argjilore ka sjellë shkarje dherash.

Rehabilitimi i saj përfundimtar kërkon miliona euro dhe bashkia e Durrësit ka bërë me dije zyrtarisht se nuk mund të investojë në rehabilitim, por vetëm në mirëmbajtje.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook