Ballina Aktualitet Falsifikoi formularin e dekriminalizimit, Elvis Roshi i shpëton burgut, ja kërkesa që...

Falsifikoi formularin e dekriminalizimit, Elvis Roshi i shpëton burgut, ja kërkesa që bëri në Gjykatë

Ish-kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi i ka shpëtuar burgut, pasi akuzohet në lidhje me falsifikimin e konstatuar në formularin e dekriminalizimit.

Prokuroria kishte 7 muaj e 15 ditë burg për Rroshin., ndërsa gjykata e Tiranës caktoi vendimin 60 orë punë në komunitet, duke iu ulur 1/3 e dënimit.

Gjatë seancës ku vetë Roshi ishte i pranishëm, ai pranoi kërkesën e prokurorisë, me kusht që dënimi të konvertohet në punë publike.

Nga ana e tij avokati Maks Haxhia deklaroi se gjatë kohës që Roshi ka qenë emigrant në Itali, ka qenë i detyruar të përdorë emra të tjerë, ndërsa për gabimin në formularin e dekriminalizimit, tha se e ka bërë prej neglizhencës.

Roshi është vënë nën akuzë pas formularit të dekriminalizmit, ku nuk kishte deklaruar të kishte precedentë penalë.

Organi i akuzës kërkoi edhe pezullimin e dënimit për Rroshin me pretendimin se ai ka 2 fëmijë dhe nuk përbën rrezikshmëri shoqërore.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook