Ballina Aktualitet Farmacistët protestë ditën e sotme para kryeministrisë, pezullim të shërbimit në të...

Farmacistët protestë ditën e sotme para kryeministrisë, pezullim të shërbimit në të gjithë vendin

Farmacistët kanë paralajmëruar ditën e djeshme se do të mbajnë një tubim paqësor përpara kryeministrisë si dhe pezullimin e aktivitetit të tyre në të gjithë vendin.

Ato kërkojnë të marrin garancinë nga Ministria e Shëndetësisë për miratimin e kontratës dypalëshe, me korrigjimet e kërkuara nga farmacistët.

Farmacistët do të dalin në protestë me bluzat e bardha veshur dhe do të pezullojnë veprimtarinë nga ora 11:00 deri më 13:00.

Njoftimi i Urdhërit të farmacistëve në rrjetet sociale:

TUBIM PAQESOR I TE GJITHE FARMACISTEVE TE SHQIPERISE.

Te dashur kolegë,

Ju rikujtojme se me kerkesen e te gjithe kolegeve te cilet jane skeptike mbi rezultatin pozitiv te negociatave, diten e Hene me date 14.05.2018, ne oren 11:00, ne Tirane do zhvillohet nje tubim paqesor (me bluzat e bardha veshur) perpara Keyeministrise per te kerkuar zgjidhjen perfundimtare te çeshtjes se kontrates, listes dhe problemeve te tjera te sistemit farmaceutik.

LEXO EDHE:  Kujdes! Këta emra nuk lejohen t'u vihet fëmijëve në Shqipëri

Gjithashtu farmacistet kane konfirmuar se nga ora 11:00-13:00, do pezullojne sherbimin ne te gjithe vendin.

Grumbullimi do behet ne oren 11:00 para Hotel Tirana International.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook