Ballina Aktualitet Fier/ Arrestohet 48-vjeçari, kapet në flagrancë duke dhunuar motrën

Fier/ Arrestohet 48-vjeçari, kapet në flagrancë duke dhunuar motrën

Policia ka arrestuar ditën e sotme 48-vjeçarin nga Fieri pasi është kapur në flagrancë duke ushtruar dhunë fizike ndaj motrës.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, shtetases V.L, 52 vjeçe.

Njoftimi i plotë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:

Ll.L, 48 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, shtetases V.L, 52 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/3, i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook