Ballina Aktualitet Fier/ Humb kontaktet me familjen prej 24-orësh, familjarët denoncojne zhdukjen e 56-vjeçares

Fier/ Humb kontaktet me familjen prej 24-orësh, familjarët denoncojne zhdukjen e 56-vjeçares

Që prej ditës së djeshme Liljana Tafa 56-vjeçe nga fshati Zhupan i qytetit të Fierit ka humbur kontaktet me familjarët e saj, duke u larguar nga banesa pa lënë gjurmë. Familjarët kanë denoncuar që mbrëmjen e kaluar në polici për zhdukjen e saj si dhe kanë kontrolluar në spital dhe në morgun e Fierit.

 

Mësohet nga familjarët se Liljana ka pasur të veshur bluzë rozë me jelek gri, si dhe tuta të zeza. Ata bëjnë apel që kush mund ta ketë parë të kontaktojë në numrin e telefonit 0682195608 pasi janë duke kërkuar intensivisht në të gjithë territorin e Bashkisë së Fierit.