Ballina Aktualitet Filmoi gjarprin me përmasa të pazakonta në Mat, flet 30-vjeçari: Nuk është...

Filmoi gjarprin me përmasa të pazakonta në Mat, flet 30-vjeçari: Nuk është rasti i parë, kam parë dhe të tjerë

Një gjarpër me përmasa të frikshme është filmuar në fshatit Kurcelaj në njësinë administrative Suç të Bashkisë së Klosit.

Ka qenë 30-vjeçari Gentian Lica, personi i cili ka filmuar gjarprin me përmasa të pazakonta.

Gentiani në një intervistë të dhënë tha se ky nuk është gjarpri i vetëm që ka parë më parë.

I ke parë këto kohët e fundit?
Vetëm këtë vit kam parë 3 apo 4 raste të ngjashëm me të

Sa metër mendon që mund të jenë?
1 metër ose 1 metër e gjysmë

Po pak më parë më the që kam parë edhe gjarpër të gjatë deri në 5 metra?
Po, ato i kam parë para 4 apo 5 vitesh

Po ky sa ishte?
Ky ishte katër, nuk e kisha guximin t;i afrohesha, por me sy aq dukej

Ku ishte ti atë ditë?
Isha me bagëti kur e pashë. Ne jemi mësuar me këto gjëra që ka natyra, por ky ishte vërtetë i frikshëm. Ja u fut këtu në këtë vrimë. Këtu mund të ketë folenë (tregon me gisht)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook