Ballina Aktualitet Flet babai i shqiptarit që bashkëpunoi në vrasjen e studentes greke: ”...

Flet babai i shqiptarit që bashkëpunoi në vrasjen e studentes greke: ” Jam i pikëlluar, nuk më lënë të shoh djalin”

Babai i 21-vjeçarit shqiptar që u pëfshi në vrasjen e një studenteje greke në bashkëpunim me një shtetas grek, u prononcua sot për mediat greke duke dhënë një mesazh prekës.  Duke folur për mediat greke, ai shprehet se ndjen dhimbje të dyfishtë, për vajzën e re që humbi jetën dhe për djalin e tij të arrestuar. I ati i 19-vjeçarit shqiptar tregon se nuk ka rritur një djalë vrasës dhe ka besim tek drejtësia greke.

Në deklaratën e tij thuhet:

“Ngushëllime familjes. E kuptoj dhimbjen e tyre. Unë jam gjithashtu baba dhe më dhemb njësoj për të dy. Që sot e tutje flet drejtësia. E dëgjova në lajme dhe mendova se nuk mund ta ketë bërë djali im këtë. E kemi mësuar vazhdimisht që të krijojë shoqëri me njerëz të mirë. I kam thënë gjithmonë që fuqia e njeriut është te mendja e tij, dhe jo tek duart apo këmbët. Atë djalin (i referohet 21-vjeçarit grek) nuk e kam njohur. Dija që shkonin bashkë në Universitet.

E kishte njohur një javë më parë me aq sa di. Unë punoj në ndërtim,kurse bashkëshortja ime është kamariere. Aleksandri  është një fëmijë shumë i ndjeshëm. Nuk më kanë lejuar ta shikoj. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Nuk e besoj. Vajzën nuk e njihja. Atë natë ai më tha se do të dilte me një mikun e tij. Një natë më parë, Aleksandri kishte dalë me një vajzë të mirë. Nuk dija asgjë tjetër. Nuk dua të duket sikur një familje ka humbur fëmijën e saj, kurse një familje tjetër ka rritur një vrasës. Nuk e dua këtë gjë. Jemi njerëz dhe dhimbja është dhimbje. Besoj në drejtësinë greke. Kam dhe një vajzë tjetër që ka studiuar për drejtësi”, është shprehur ai.  

LEXO EDHE:  Kjo është sëmundja që po "vret" shqiptarët, ja ç'duhet të dini për të

Rikujtojmë që krimi i rëndë ka ndodhur më 29 nëntor, dhe dy autorët 19-vjeçari shqiptar dhe 21-vjeçari grek jan tashmë të arrestuar nën akuzën e vrasjes. Hetuesit besojnë se dy autorët tentuan të kryenin marrëdhënie seksuale me të, por ajo nuk pranoi dhe tentoi të largohej. Në këtë pikë, ata e goditën me një objekt metalik në kokë. Mbetet e paqartë se kur autorët abuzuan seksualisht me të. Aleksandri ka pranuar përfshirjen në krim, kurse 21-vjeçari grek vazhdon të mohojë akuzat. Ditën e sotme, studentja 21-vjeçare u përcoll mes lotësh për në banesën e fundit.