Ballina Aktualitet Forcat e Armatosura shqiptare shpëtojnë 84 emigrantë në detin Egje (Foto)

Forcat e Armatosura shqiptare shpëtojnë 84 emigrantë në detin Egje (Foto)

Shpëtohen 84 persona nga Anija e Forcës së Armatosur me dy operacione të njëpasnjëshme në detin Egje.

Në kuadër të parandalimit dhe shpëtimit të emigrantëve, operacioni i parë u zhvillua dje në orën 21:35 dhe i dyti sot në orën 10:25.


Sipas informacioneve që përcjellë Ministria e Mbrojtjes, në gomonen e parë kishte 39 persona në bord, 31 palestinez dhe 8 sirian.

Ndërkohë, në gomonen e dytë kishte 45 persona në bord: 31 burra, 5 gra dhe 9 fëmijë.