Ballina Aktualitet “I forti” i Shijakut mund të mos ekstradohet në Itali

“I forti” i Shijakut mund të mos ekstradohet në Itali

Durim Keçi, i përfolur si mik i politikanëve, rrezikon të mos ekstradohet në Itali. 

Durim Keçi është dënuar nga Gjykata e Genovës/ Itali me Vendimin Nr.SIEP 294/2013 dt.21.02.2014 me 9 vjet e 7 muaj e 22 ditë burg për veprat penale “Dhunë, kërcënim dhe nëpërkëmbje të autoriteteve gjyqësore”,  “Shkatërrim prone me pasoja të rënda”, “Trafikim të lëndëve narkotike “,” Krime me armë kundër personit”, ” Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Shfrytëzim prostitucioni” parashikuar në nenet 338, 81, 342, 635/2 , 110, 73 dhe 416 të Kodit Penal Italian.

Avokati i Keçit, Ilia Ilia, ka deklaruar se në dosjen e klientit të tij mungon garancia nga Italia, garancia se ai do të rigjykohet nga e para. 

Durim Keci u arrestua një javë më parë në Durrës, pasi ishte në kërkim nga Interpoli që prej vitit 2016.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook