Ballina Aktualitet FOTO/ Aksident në Shkodër-Vau i Dejës, 6 të plagosur, mes tyre një...

FOTO/ Aksident në Shkodër-Vau i Dejës, 6 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër, ku për pasojë janë plagosur 6 persona.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme, rreth orës 19:56, në aksin rrugor Shkodër – Vau i Dejës, në vendin e quajtur “Kthesa e Rrencit”.

Pas mbërritjes së Policisë në vendngjarje, është konstatuar se janë përplasur një mjet tip Benz me një mjet tip Opel, ku për pasojë janë lënduar 6 shtetas.

Të plagosur kanë mbetur Viktor Ndreka, 35 vjeç, M.Ndreka, 38 vjeçe, E.Ndreka, 6 vjeç, Lorena Ndreka, 17 vjeçe, M.Ndreka, 13 vjeç dhe Kristiano Vaso, 25 vjeç, të gjithë banues në fshatin Guri i Zi.

Të plagosurit po marrin ndihmën e duhur mjekësore në Spitalin Rajonal Shkoder dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër ndodhen në vendngjarje ku po kryejnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook