Ballina Aktualitet FOTO/ Aksident në Vlorë, makina e policisë përplaset me “Hyundai-n”, plagoset punonjësi...

FOTO/ Aksident në Vlorë, makina e policisë përplaset me “Hyundai-n”, plagoset punonjësi i policisë

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë ku një automjet i policisë rrugore është përplasur me një automjet tip  “Hyundai”.

Ngjarja ka ndodhur në unazën e qytetit, në zonën pranë Ujit të Ftohtë.

Sipas të dhënave të para në këtë përplasje ka mbetur i plagosur me plagë të lehta, një punonjës policie, i cili ishte në drejtimin e mjetit të uniformave blu.

Një mjet tip Hyndai që drejtohej nga një shtetas italian për shkak të parakalimit të gabuar ka përplasur mjetin e policise dhe si pasojë ka mbetur i plagosur efektiviti i policise.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në aksin Levan-Fier, përplasja e tre makinave shkakton tetë persona të plagosur

Efektivi i policisë ka marrë plagë të lehta në krah. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Policia ka nisur hetimet për aksidentin, që ndodhi në kryqëzimin e lagjes “10 Korriku”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook