Ballina Aktualitet FOTO/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali, kapen me 17.5 kg heroinë dhe...

FOTO/ Arrestohen dy shqiptarë në Itali, kapen me 17.5 kg heroinë dhe 50 mijë euro cash (Emrat)

Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në pranga nga policia italiane pasi u kapën me 17 kg heroinë dhe 50 mijë euro cash.

Dy të arrestuarit janë Armando Xifaj, 47 vjeç dhe Ermir Daci, 47 vjeç, Ato u arrestuan në provincën e Komos.

Mediat italiane bëjnë të ditur se vlera e drogës që dy shqiptarët posedinin e kalonin vlerën e 300 mijë eurove.

Droga është sekuestruar në banesat e tyre. Heroina ishte e ndarë në 33 pako brenda një çante laptopi, një çante plazhi dhe një çante plastike

Sipas raportimit të policisë italiane bëhet me dije se janë sekuestruar edhe dy peshore me vlerë si edhe kartmonedha të shumës prej 50.000 euro.

Thuhet se i përfshirë ishte edhe një shqiptar i tretë dhe policia italiane është në kërkim të tij.

Armando Xifaj (majtas) Ermir Daci (djathtas)

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook