Ballina Aktualitet FOTO/ Berisha: Ja si u kap mat narkokryetari i grupit të PS...

FOTO/ Berisha: Ja si u kap mat narkokryetari i grupit të PS duke vjedhur kartat elektronike të votimit

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj votimit të kryer gjatë ditës së sotme në Kuvend për kryeprokuroren e përkohshme, Arta Marku.

Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook ka shpërndarë një foto ku kap mat kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla duke vjedhur kartën elektronike të votimit të një prej deputetëve të PD.

“Ky është votim!

Narkokryetari i Grupit Parlamentar të PS, Balla voton nga vendi i deputetit të opozitës!”, shkruan Berisha në Facebook.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook