Ballina Aktualitet FOTO/ Bie në rrjetët e peshkatarëve mina afro 600 kg e Luftës...

FOTO/ Bie në rrjetët e peshkatarëve mina afro 600 kg e Luftës së Dytë Botërore

Rrjetat e një peshkarexhe në qytetin e Vlorës kanë kapur ditën e sotme, e cila dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore.

Peshkarexha është ankoruar në zonën e Tritopit, në qytetin e Vlorës pasi zbuloi minën me peshë afro 600 kilogram.

Ata kanë njoftuar policinë, po ashtu janë njoftuar edhe Forcat e Armatosura të cilat priten të kryejnë veprimet e çaktivizimit të saj.

Informacion paraprak

Më datë 11.01.2018, Salla Operative e Kufirit Vlorë është njoftuar prej shtetasit A.M., se rreth 10 milje në veri të Sazanit, ku kishte peshkuar, ka konstatuar në rrjetën e peshkimit edhe një minë luftarake.

Shtetasi është paraqitur pranë Stacionit të Policisë Triport, ku edhe ka qëndruar anijen e peshkimit, në brendësi të së cilës ndodhet municioni luftarak i cili aktualisht është nën ruajtjen e shërbimeve policore.

Nga verifikimi paraprak mina ka një peshë rreth 500-600 kg.

Janë njoftuar menjëherë edhe ekspertët e forcave xheniere, në mënyrë që të bëjnë vlerësimin e situatës dhe asgjësimin e minës nëse do të jetë e nevojshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook