Ballina Aktualitet FOTO/ Deti përmbyt Lungomaren, ja situata në Vlorë

FOTO/ Deti përmbyt Lungomaren, ja situata në Vlorë

Era e fortë dhe deti me forcë deri në 8 ballë kanë sjellë përmbytjen e një pjese të Lungomares në fillim të saj,

Raportohet se deri më tani për fat të mirë nuk ka pasur probleme me qarkullimin.

Problematikat kanë qenë kryesisht në subjektet tregtare të fillimit të shëtitores, të cilat kanë rrezikuar për shkak të përmbytjes.

Ndërkohë, për shkak të motit të keq nuk ka patur asnjë përmirësim të situatës së lundrimit detar në Vlorë, i cili vijon të mbetet i pezulluar.

Situatë e rënduar raportohet edhe në qytetin e Durrësit, ku reshjet e dendura të shiut kanë krijuar përmbytje rrugësh dhe probleme në qarkullim.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook