Ballina Aktualitet FOTO/ E rëndë në Durrës, i vihet zjarri Kishës Katolike “Shën Dominiku”

FOTO/ E rëndë në Durrës, i vihet zjarri Kishës Katolike “Shën Dominiku”

Një ngjarje e rëndë ka nodhur gjatë mbërmjes së djeshme, në qytetin e

Durrësit, ku Kisha Katolike “Shën Dominiku”, është përfshirë nga flakët.

Sipas raportimeve, persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën objektit fetar, të ndodhur në zonën e Kënetës, Durrës.

Nga zjarri që përfshiu Kishën Katolike,  u dogjën dyert e jashtme dhe disa objekte në hyrje të kishës.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të këtij akti.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook