Ballina Aktualitet FOTO/ Fik kamerat dhe ndalon gardën, momenti kur Noka i afrohet Ramës…

FOTO/ Fik kamerat dhe ndalon gardën, momenti kur Noka i afrohet Ramës…

Për shkak të tensioneve të krijuara nga opozita, seanca plenare e së enjtes u ndërpre vetëm pak minuta pas nisjes .

Ka qenë kreu i PD-së Lulzim Basha që nuk ka pranuar të lirojë foltoren duke kërkuar përjashtimin e kryeministrit Edi Rama nga seanca, për 11 kuksianët e arrestuar.

Por sapo kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi ka prononcuar 5 minuta pushim dhe kamerat janë fikur, deputeti demokrat Flamur Noka është afruar pranë vendit të Ramës duke i vendosur një nga pankartat që mbante opozita sot në duar “Liro kuksianët”.

Pas kësaj në gatishmëri kanë qenë shërbimi dhe garda, të cilët janë afruar por Noka i ka vendosur dorën për ta ndaluar. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook