Ballina Aktualitet Foto Lajm/ Çudia e rradhës, ja çfarë mesazhi lënë disa persona

Foto Lajm/ Çudia e rradhës, ja çfarë mesazhi lënë disa persona

 

Kemi parë herë pas here njoftime nga persona të ndryshëm që lënë njoftime në dyert e bizneseve të tyre.

Kjo vjen si shkak i moshapjes së biznesit nga ana e tyre për një periudhë kohe të caktuar, ku me një shënim i njoftojnë se kur rikthehen.

Por rasti që sjellim është paksa i pazakontë. Me anë të një fotoje të publikuar nga “Dualajm.com” shihet një shkrim i bërë nga persona të panjohur të cilët lajmërojnë konsumatorët e tyre që ditën e sotme ato nuk shërbejnë bar.

“Sot nuk shërbejmë bar, faleminderit”, shkruhet në një copë dërrase.

Mesa kuptojmë vendi ku ndodhet shënimi është vendtakimi i shpërndarësit të lëndës narkotike dhe i konsumatorëve.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook