Ballina Aktualitet FOTO/ Meta takim me delegacionin e PE: I japim prioritet reformave dhe...

FOTO/ Meta takim me delegacionin e PE: I japim prioritet reformave dhe forcimit të sundimit të ligjit

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti në një takim delegacionin e Parlamentit Evropian që merr pjesë në takimin e 12-të të Komitetit të Stabilizim Asociimit, deputetët Monica Macovei, Elly Schlein, Eduard Kukan dhe Vladimir Urutchev.

Kreu i Shtetit mirëpriti angazhimin e përtërirë të BE-së për të ofruar një perspektivë të sigurtë anëtarësimi për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe nga ana tjetër, siguroi për vokacionin solid evropian të qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë përfaqësuesve politikë në vend.

LEXO EDHE:  Presidenti Meta përkujton 574-vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës

Presidenti Meta theksoi rëndësinë dialogut politik ne funksion të ecurisë së prioriteteve kyçe në rrugën e reformave dhe të forcimit të sundimit të ligjit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook