Ballina Aktualitet FOTO/ Rritet ndjeshëm intensiteti i reshjeve të borës, ARRSH thirrje shoferëve: Reduktoni...

FOTO/ Rritet ndjeshëm intensiteti i reshjeve të borës, ARRSH thirrje shoferëve: Reduktoni shpejtësinë, pajisuni me zinxhirë

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka informuar se gjatë orëve të fundit, intensiteti i reshjeve të borës në aksin Elbasan-Korçë, është rritur ndjeshëm.

Si pasojë e kësaj situate, ARRSH dhe kompanitë e mirëmbajtjes, kanë vënë dispozicion mjetet borëpastruese të kripës si dhe fadromat, për të mbajtur nën kontroll situatën.

ARRSH ka paralajmëruar shoferët se duhet të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë dhe më e rëndësishmja ka insistuar në pajisjen me zinxhirë për të rritur përqendimin gjatë drejtimit të mjetit.

LEXO EDHE:  Moti i keq/ Para se të niseni në një udhëtim me makinë, ARRSH ju informon mbi situatën e rrugëve në vend

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook