Ballina Aktualitet FOTO/ Skandal në Librazhd! “E vara se ma solli në majë të...

FOTO/ Skandal në Librazhd! “E vara se ma solli në majë të hundës”, xhaxhai monstër ndëshkon barbarisht nipin 4 vjeç

Një skandal ka nodhur në qytetin e Librazhdit, ku një fëmijë me inicialet B.M vetëm 4 vjeç, dhunohet barbarisht nga xhaxhai i tij, 29-vjeçari Fatim Methasa.

Denoncimi është bërë nga një i afërm i fëmijës, i cili tregon se 4-vjeçari është shpesh viktimë e dhunës barbare nga xhaxhai i tij.

Sipas denoncuesit, gabimet e vogëlushit 4-vjeçar ndëshkohen në mënyrë kafshërore, ashtu sikurse edhe këtë herë, Fatim Methasa, e ka varur në një pemë nipin, duke postuar madje foto në “Facebook”.

Nga të dhënat e marra nga denoncimi, Methasa po kalon momentalisht një gjendje të rënduar psikologjike për shkak të divorcit.

Denoncuesi thekson se në lidhje me këtë rast abuzimi, është në dijeni i gjithë fshati, pasi të qarat dhe të bërtiturat e fëmijës dëgjohen nga larg, por askush nukndërhyn për ta ndihmuar.

LEXO EDHE:  Denoncimi i efektivit, Berisha: Kush është polici i lidhur me trafikantë që iu dogjën 2 makina (Emri)

29-vjeçari ka postuar foton e nipit të tij, ku fëmija shihet i varur nga bluza, si pasojë e një gabimi të supozuar.

“Ja çfarë bën Babaloku, ato që bëjnë faj Babaloku i dënon me varje”- shkruan ai.

Por më drithërues është komenti i tij poshtë fotos, kur shprehet se: “ Xhaxhai e vari qenin se ia kishte sjellë në majë të hundës”. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook