Ballina Aktualitet FOTO Vdekja e çiftit nga Berati, u hodhën nga kati 6-të

FOTO\ Vdekja e çiftit nga Berati, u hodhën nga kati 6-të

Qyteti i Beratit është zgjuar me një ngjarje tragjike.

Një çift të moshuarish janë gjetur të pajetë në lagjen “30 Vjetori” në Berat. Kujtim dhe Keze Agalliu, rreth 80 vjeç, dyshohet se janë hedhur nga kati i 6-të.

Ngjarja u shënua rreth orës 07:00 të mëngjesit të së premtes (30 nëntor) në vendin e quajtur “Pjeshkorja”.

“Më datë 30.11.2018, rreth orës 07:00, në vendin e quajtur “Pjeshkorja”, në lagjen “30 Vjetori”, Berat, shërbimet e patrullës konstatuan një çift të moshuarish të cilët dyshohet se janë hedhur nga kati i gjashtë i pallatit, duke gjetur vdekjen,”-raporton policia e Beratit.

Sipas grupit hetimor, nga dëshmitë e para dyshohet se burri i cili vuante nga depresioni ka hedhur fillimisht gruan nga kati i gjashtë dhe më pas veten.

Po ashtu mësohet se ata kishin 4 fëmijë, 3 djem dhe një vajzë, të cilët ishin emigrantë. Deri më tani nuk dinën rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa polica dyshon se ata janë hedhur. Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale.