Ballina Aktualitet Fshehje pasurie dhe transferta të dyshimta nga SHBA, gjyqtarja Entela Prifti shkarkohet...

Fshehje pasurie dhe transferta të dyshimta nga SHBA, gjyqtarja Entela Prifti shkarkohet nga detyra

ERALD DELIU/ Ditën e djeshme, në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit doli kryetarja e Gjykatës së Apelit Civil Korçë, Entela Prifti.

Entela Prifti
Entela Prifti

Gjyqtarja iu nënshtrua filtrave të vetingut, por sipas KPK-së, ajo ka fshehur pasurinë dhe ka bërë deklarim të pasaktë të saj. Sipas hetimit administrativ të thelluar, gjyqtarja kishte mospërputhje në deklarimet për shitjen e një apartamenti 70 metra katrorë.

Me probleme rezultuan edhe shitjet e dy makinave nga ana e gjyqtares, ku Komisioni ka konstatuar se janë shitur më shtrenjtë sesa janë blerë. Po kështu, relatorja Etleda Çiftja tha gjatë seancës se probleme ka pasur edhe me personat e lidhur, ku bashkëshorti i gjyqtares nuk ka deklaruar një apartament duplex të blerë në vitin 2004 për një vlerë prej 2 milionë lekësh.

Si burim krijimi është deklaruar kursimi gjatë viteve dhe një kredi bankare. Por nga hetimi për këtë aset rezulton se ky apartament nuk është deklaruar në vite nga ana e personit të lidhur. Vlera e kësaj pasurie është deklaruar në total 2 milionë lekë, por vlera e tregut është në shumën 7 milionë lekë.

Gjithashtu, mungon dokumentacion provues, ligjor për të justifikuar shpenzimet dhe krijimin e pasurisë. Nga analiza financiare ka rezultuar se gjyqtarja del me bilanc negativ. Të ardhurat e vitit 2004 janë të pamjaftueshme për të blerë apartamentin, tokën arë dhe aksionet e bashkëshortit në një kompani private.

Probleme u konstatuan edhe për blerjen vilës, që përdoret si biznes, piceri dhe kafene “Fine Four”. Nga deklarata veting rezulton se si burim krijimi për këtë pasuri janë deklaruar nga subjekti të ardhurat e bashkëshortit në shumën 9 milionë lekë, të dhuruara nga babi i bashkëshortit.

Të ardhurat nga shitja e makinës, kursime nga pagat dhe shpërblimet nga puna e subjektit dhe bashkëshortit. Gjithashtu është fshehur edhe një llogari bankare e bashkëshortit të gjyqtares në vlerën 70 mijë dollarë. Po ashtu ka pasur edhe transferta të dyshimta parash nga SHBA-të.

LEXO EDHE:  FOTO/ Kishte lidhje me ISIS-in, kush është pedagogu shqiptar që u arrestua sot në Malajzi