Ballina Aktualitet Fuoristrada përplaset me shtyllën e tensionit, lë pa energji bizneset dhe banesat...

Fuoristrada përplaset me shtyllën e tensionit, lë pa energji bizneset dhe banesat në fshatin Labinot

Gjatë mesditës së sotme, në rrugën Elbasan-Librazhd në fshatin Labinot ka ndodhur një aksident automobilistik.

Një fuoristradë tip “Ford” është përplasur me një shtyllë dhe murin rrethues të një banese private pasi ka devijuar nga rruga.

Fuoristrada ka pasur dëmtime të konsiderueshme ndërsa drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime të lehta.

Si pasojë e përplasjes me shtyllën e tensionit, disa lagje dhe biznese në Labinot Fushë kanë mbetur pa energji elektrike. Po punohet për kthimin e normalitetit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook