Ballina Aktualitet Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë kreu i Federatës Kosovare të Futbollit...

Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë kreu i Federatës Kosovare të Futbollit (Foto)

Një lajm i hidhur vjen nga futbolli kosovar, ku kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë si pasojë e një ataku kardiak.

Legjenda e futbollit kosovar, është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por pavarësisht ndihmës, Vokrri ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare.

Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga familjarët por edhe përfaqësues të FFK.

KUSH ISHTE FADIL VOKRRI
Në vitet ’80 Fadil Vokrri arriti kulmin e karrierës se tij. Ai e filloi karrierën e tij si futobollist me KF Llapi të Podujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizani i Beogradit. Ai pati mundësi të arrinte edhe më shumë në karrierën e tij. Në vitin 1987 klubi i futbollit Juventus ishte i interesuar për të dhe i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare. Në atë vit Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi. Mirosllav Bllazheviç, trajneri i KF Prishtina e vlerësonte Fadil Vokrrin si sulmuesin e qendrës më të mirë në Jugosllavi. Mirëpo, në atë kohë Fadil Vokrri u thirr për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak. Sipas ligjit jugosllav, sportistët jugosllavë nuk mund të luanin jashtë Jugosllavisë në qoftë se ata nuk kishin kryer shërbimin e detyruar ushtarak përpara moshës 27 vjeç.
Gjatë periudhës së shërbimit ushtarak ai luajti për KF Partizani i Beogradit. Në atë kohë Fadil Vokrrit iu propozua të luante edhe për Dinamo e Zagrebit.

Vokri

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook