Ballina Aktualitet “Gënjeshtari me këmbë të gjata!”, Manjani reagon për kampin e refugjatëve në...

“Gënjeshtari me këmbë të gjata!”, Manjani reagon për kampin e refugjatëve në Shqipëri

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar  deklaratën e deputetit të CDU-së, Johann Wadephul, i cili tha në një intervistë për DW se ishte habitur kur kishte mësuar për propozimin e Shqipërisë, për të ngritur atje një kamp refugjatësh.

Manjani shkuan se ngritjen e qendrave të refugjatëve na e ofroi Edi Rama dhe i bën thirrje opozitës të reagojë, pasi sipas tij nuk është turp të thuash që Shqipëria nuk mund të pranojë refugjatë.

Statusi i Ylli Manjanit:

Johann wadephul i CDU, ja plas përsëri në lule t’ballit Edi Ramës, gënjeshtarit të popullit të vet!“Ngritjen e qendrave të refugjatëve na e ofroi Edi Rama”- thotë Wadephul.Pra, nuk është as fantazi kozmike, as sajesë e shtypit Europian e aq më pak sajesë e opozitës!

Është realitet! Kryeministri, miza e kalit, i ka ofrur vetë këtë poshtërsi me pasoja të rënda për vendin e tij! Është absolutisht unik në sojin e palaçove udheheqës që shesin vendet tyre për pushtet personal!Pra kishim të drejtë ne që reaguam dhe vazhdojmë të reagojmë!

Ende nuk e kuptoj opozitën zyrtare?!!Dikush, përveç Pandeli Majkos (i cili meriton respekt) duhet ti thotë Europës se Shqipëria nuk mund ta pranojë këtë barrë me pasoja katasteofike!

Ne jemi për vete në emergjencë humanitare, sociale, ekonomike e ligjore! Nuk mund te garantojmë asgjë të mirë për asnjë refugjat, të cilën nuk kanë destinacion Shqipërinë.Ne kemi nevojë nga Europa për investitorë dhe jo Refugjatë!

Qeveria jonë na keq përfaqëson, ndaj opozita është legjitime të përfaqësojë zërin e shumicës së popullit shqiptar, që nuk do biznes për trafikantët, por punë të ndershme dhe zhvillim.Nuk është aspak turp tu themi cilësdo qeveri në Europë : jo, ne nuk marrin refugjatë qe nuk i mbani dot ju!Gënjeshtari me këmbë të gjata u pa se ç’po bën! Opozita, nuk e kuptoj se ç’po bën!!!!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook