Ballina Aktualitet Gjata mesazh për Llallën: Nuk mund të ikësh, si do të drejtohet...

Gjata mesazh për Llallën: Nuk mund të ikësh, si do të drejtohet ndryshe shteti

Ish-kryetari i KQZ Çlirim Gjata ka përçuar një mesazh për kryeprokurorin Adriatik Llalla, pas mbarimin të mandatit të tij.

Gjata është shprehur se Llalla duhet të qëndrojë akoma si kryeprokuror, ose të paktën deri sa të zgjidhet një tjetër, pasi nëqoftëse vendi mbetet pa Prokuror të Përgjithshëm do të bien institucionet.

Konstitucionalisti ka paralajmëruar Llallën, nëse nuk ushtron detyrën mund të ndiqet penalisht.

 “Është parimi i vazhdimësisë. Do të rri në detyrë derisa të vijë tjetri. Nuk mund të iki ai, se ndryshe bien institucionet. Si do të drejtohet shteti? Me Kryeministër, me ministra?! Gjithë gjyqtarët, edhe prokurori do vazhdojë sa të vijë një tjetër, pastaj është histori tjetër, qoftë i përkohshëm, qoftë i përhershëm. Por ajo që mund të themi ne sot është kush e ka thënë që i mbaron mandati sot? Do të numërojmë nga 1 në 5? Jo. Sesi i mbaron mandati e ka vetëm Kushtetuta. Vetëm me vendim të KLP deklarohet mbarimi. Askush nuk është kompetent”, thotë Gjata për Top Channel.

Sipas Gjatës, Llalla ka të gjitha funksionet siç i kishte dhe përpara përfundimit të mandatit. Ai shkon dhe më tej, kur thekson se nëse Adriatik Llalla nuk ushtron detyrën, mund të ndiqet penalisht për “shpërdorim detyre”.

 “Gjëja me banale. Si do të marrin rrogën ata derisa të mblidhet Parlamenti me këtë gjeni Kushtetute që ka bërë, me tërë këto procedura kushtetuese, të zgjedh tjetrin, s’ka rëndësi i përkohshëm, apo i përhershëm që ta zëvendësojë. Nuk është ky problemi kryesor. Problemi kryesor është a jemi të aftë ne, a kemi predispozita kushtetuese për të ngritur institucione kushtetuese? Unë mendoj që po. Mirë, keq, këto që janë. A kemi vullnet politik për ta zbatuar këtë Kushtetutë si është, apo vullnet politik për ta shkelur dhe për të plotësuar interesat tona politike? Kjo është ajo që duhet të diskutohet. Por që do të rri Adriatik Llalla si person si Prokuror i Përgjithshëm, absolutisht. Në rast se nuk shkon, atëherë do të bënte “shpërdorim detyre”, shton Gjata.

LEXO EDHE:  A ekziston miqësia pas dashurisë? Zbulojeni se çfarë thotë studimi

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook