Ballina Aktualitet Gjendet një trup i dekompozuar në Fier, dyshohet se është vrarë një...

Gjendet një trup i dekompozuar në Fier, dyshohet se është vrarë një vit më parë

Policia ka gjetur pasditen e sotme një trup të dekompozuar të një personi në fshatin Baltëz të Fierit.

Ka qenë një bari i zonës që ka gjetur trupin në një kanal në anë të rrugës, i cili më pas ka njoftuar policinë.

Ekspertët e grupit hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të kqyrur zonën ku u gjet skeleti i njeriut.

Nga informacionet paraprake dyshohet se viktima mund të jetë vrarë para një viti. Pritet rezultati i ekspertizës mjeko-ligjore për të bërë të mundur identifikimin e viktimës dhe për të zbardhur shkaqet e vdekjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook