Ballina Aktualitet Gjendet i pajetë i moshuari, ja dyshimet e policisë rreth shkakut të...

Gjendet i pajetë i moshuari, ja dyshimet e policisë rreth shkakut të vdekjes (Emri)

Një i moshuar, banues në Selenië të Vlorës është gjetur i pajetë në banesën e tij.

Mësohet se 80-vjeçari i identifikuar si Miti Mitraj është gjetur i vdekur nga familjarët e tij.

Ata kanë njoftuar policinë, e cila ka ardhur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet. Nga hetimet e para është zbuluar se ai kishte shenja dhune nëpër trup.

Ende nuk dihet shkaku i vdekjes, por po hetohet edhe për një krim ose infrakt. I moshuari jetonte i vetëm në banesën e tij në Selenicë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook