Ballina Aktualitet Gjin Gjoni i përgjigjet akuzës së ministres Etilda Gjonaj

Gjin Gjoni i përgjigjet akuzës së ministres Etilda Gjonaj

Në një reagim për News24, gjyqtari Gjin Gjoni shprehet se kërkesa e tij për leje prindërore është brenda kornizës ligjore, dhe se kuorumi për vendimmarrjen ka qenë i plotë.

“Kuorumi për vendimmarrjen ka qenë i plotë dhe nuk është e vërtetë që votova për veten time. Nuk është hera e parë që KLD miraton leje të kësaj natyre” u shpreh gjyqtari Gjoni për News24, ndërsa tha se ministrja e Drejtësisë nuk ishte e pranishme në mbledhje. Ndër të tjera Gjoni e konsideroi deklaratën e ministres Gjonaj si nonsens dhe të pabazë.“Leja prindërore nuk e përjashton dhe nuk e shtyn vettingun” u shpreh  gjyqtari Gjin Gjoni.