Ballina Aktualitet Gjirokastër, shpërthim me tritol në hyrje të banesës

Gjirokastër, shpërthim me tritol në hyrje të banesës

Në qytetin e Gjirokastrës rreth orës 12 të natës ka ndodhur një shpërthim me tritol me pasojë plagosjen e një personi.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Dunavat i Dytë” ndërsa i plagosur lehtë ka ngelur shtetasi G. L, 34 vjeç.

Lënda plasëse është hedhur në oborrin e shtëpisë, ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

“Informacion Paraprak.

Rreth orës 23:45, njoftohemi se në hyrje të banesës së shtetasit A. L., në lagjen “Dunavat i Dytë”, Gjirokastër, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi G. L, 34 vjeç, (i biri i shtetasit A. L), si dhe dëmtime materiale të banesës.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  Shpërthim me bombë në një restorant indian në Kanada/ 15 persona të plagosur, tre në gjendje kritike. Të dyshuar dy persona 'me kapuç' (FOTO+VIDEO)